Flash

Historia e rëndë/ Grabitje dhe seks oral me dhunë, dënohen tre autorët

Lapsi.al 2 March 2018
Historia e rëndë/ Grabitje dhe seks oral me dhunë, dënohen

Tre shqiptarë janë dënuar nga gjykatë italiane e shkallës së parë për një ngjarje të ndodhur në lagjen Barca në Torino në gusht 2016, ku një vajzë rumune 25 vjeçe u grabit dhe u detyrua të kryente një raport seksual oral në banesën ku jetonte. Shqiptari që detyroi vajzën të kryente raportin seksual u dënua me 4 vite e katër muaj burgim. Shqiptari tjetër i cili u fut bashkë në shtëpi me të parin dhe i treti që priti jashtë, u dënuan secili me tre vite e katër muaj burgim. Çështja ka zënë faqet e kronikës në mediat italian, teksa të martën kanë dalë para gjykatës dy autorët, të dy shqiptarë, ashtu si dhe bashkëpunëtori i tyre, i cili u tregoi agresorëve apartamentin e vajzës, por pa marrë pjesë në grabitje.

Mes akuzave që rëndojmë mbi autorët është ajo e dhunës seksuale të rëndë dhe grabitjes. Procesi po zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe me dyer të mbyllura. Vendimi pritet të jepet në Janar, raportojnë mediat italiane. Hetuesit arritën të identifikojnë dy keqbërësit përmes mbetjeve të ADN-së së tyre të gjetur në vendin e krimit. Ata u arrestuar pak kohë pas ngjarjes tmerruese për vajzën, megjithëse kishin vënë maskë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI