Flash

VIDEO/ Kushërinjtë që mbushën Viçencën me kokainë nga Shqipëria

Lapsi.al 2 March 2018
VIDEO/ Kushërinjtë që mbushën Viçencën me

“Kokaina vinte nga Shqipëria. Shkonin ta merrnin me sasi të mëdha. Vetëm rrugën e fundit kishin me vete 3 kg. Dozat ishin 5-6 gramëshe. Klientët ishin të gjithë nga Viçenca. Disa prej tyre shkonin me makinë në vendin e zakonshëm për të marrë dozën”. Ishin këto fjalët e karabinierit italian kolonel Giuseppe Sportelli para medieve për grupin shqiptaro-italian të drogës të godit këtë të premte.

“Vicenza Today” shkruan se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar tashmë të goditur nga karabinierët. Në pranga kanë rënë dy shqiptarët Xhulio Aliaj 24-vjeç dhe Sokol Haderaj 35-vjeç. Në pranga është vënë edhe një italiane 33-vjeçare nënë e një vajze vetëm disa muajshe e cila kishte si baba 24 vjeçarin Xhulio Aliaj. Ky ishte pa leje qëndrimi në Itali dhe konsiderohej edhe si koka e grupit. Ai përdorte në këtë aktivitet edhe kushëririn e tij Sokol Haderaj. Në këtë operacion u sekuestruan 5 mijë euro dhe një kg kokainë. Ata xhironin rreth 200 mijë euro në 3 muaj aktivitet.

Image

Hetimet ishin të gjata dhe të komplikuara. Ato nisën në dhjetor 2016 kur u ndalua një i ri vendas me disa gram “të bardhë”. Ai u deklarua si përdorues, por u dha mundësi karabinierëve të zbulonin vendin ku e gjente kokainën. Bëhej fjalë për një bar në “Corso Padova” në pronësi të 33-vjeçares italiane. Kokaina ishte e një cilësie shumë të lartë. Ishte Sokoli ai që vinte në Shqipëri dhe merrte kokainën të fshehur në makinën e tij. Me anë të mesazheve të shkëmbyera me kod në “Ëhatsapp” konsumatorët merreshin vesh me kode për dozën. Ato kishin çmime që varionin nga 60 në 100 euro një gram, në varësi të gjendjes ekonomike të klientit. Klientët ishin të moshave nga 20 në 60 vjeç dhe punonin si punëtorë, punëdhënës, madje edhe vajza e një mjeku të njohur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI