Flash

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të grabitësve të pikës së këmbimit valutor në Fier

Lapsi.al 2 March 2018
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të grabitësve të pikës

Këto janë pamjet e arrestimit të tre autorëve që sot grabitën një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Dy persona të armatosur u futën në një pikë këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur që të marrin një sasi parash.

Por, në momentin e parë, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, dhe i afërmi i tij, Agur Venozi, janë përleshur me autorët, çka ka bërë që grabitësit të qëllonin në drejtim të tyre, duke i lënë të plagosur.

Pas grabitjes, autorët janë larguar me një makinë, ndërsa policia është lajmëruar menjëherë për ngjarjen, dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.

Makina e grabitëseve është pikasur nga policia, çka ka bërë që Zini Fyrja nga Vlora, njëri prej autorëve, të braktisi makinën dhe të hidhet në lumë për t’i shpëtuar arrestimit.

Por, manovra e tij ka dështuar, pasi blutë e Fierit kanë qenë shumë afër, duke e neutralizuar dhe i vendosur prangat.

 

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Durrës

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Siç bëhet me dije, një 17-vjeçar me iniciale D.L pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me ...

16:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI