Flash

613 kilogram kokainë/ Arrest me burg për 25 vjeçarët që kapi policia shqiptare

Lapsi.al 2 March 2018
613 kilogram kokainë/ Arrest me burg për 25 vjeçarët

Gjykata për Krimet e Rënda la në arrest me burg Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun, dy 25-vjeçarët e arrestuar gjatë operacionit “Last Snoë”, ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë e pastër.

Prokuroria akuzon Lushajn, si menaxher i kompanisë “Arbëri Garden” dhe Armando Pezakun, si shofer i kamionit që transportoi drogën për trafik ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë.

Avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj mbrojnë dy të ndaluarit. Ky i fundit, që mbron Donaldo Lushajn mohoi akuzat e ngritura kundër klientit të tij.

“Nuk ka asnjë provë ndaj klientit tim. Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë. Nuk ka post drejtues në kompani”, tha ai.

Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI