Flash

Tentohet vrasja e 29-vjeçarit, arrestohet i riu nga Kruja

Lapsi.al 2 March 2018
Tentohet vrasja e 29-vjeçarit, arrestohet i riu nga Kruja

Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Krujës.

Siç bëhet me dije pas një sherri, një 19-vjeçar, në bashkëpunim me dy të tjerë kanë tentuar që të vrasin me armë zjarri A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 19-vjeçarin Mariglen Cacën si dhe ka shpallur në kërkim F.C. S.C dhe L.C.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI