Flash

Gazetarja: Misteri i personave që qëndrojnë pas 631 kg kokainë

Lapsi.al 1 March 2018
Gazetarja: Misteri i personave që qëndrojnë pas 631 kg

Kush fshihet pas 613 kg kokainë të kapura dje në Durrës në një kontejner me banane që ishte nisur nga Kolumbi? A pritet të ndodhin të tjera arrestime?

Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala tha se policia është shumë larg identifikimit të pronarëve të kokainës që u kap dje në magazinën e kompanisë “Arbi-Garden”.

“Po ta dinte prokuroria dhe policia porositësin do e kishte shpallur në kërkim. Mbetet ende mister. Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi vetëm 2 ditë më parë këtë rast.

Në pamje të parë flet për një hetim shqiptar. Kur them hetim doganor, kontejneri është kaluar në skanerin e Doganës ku është konstatuar se brenda kishte lëndë narkotike por jo lloji. Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor ka sinjalizuar policinë.

Mbetet për t’u parë nëse ka qenë operacion në bashkëpunim. Policia njoftoi prokurorinë dhe në vendin e ngjarjes shkoi prokurori Edvin Konvili. Nga dyshimet e para rezulton që bëhet fjalë për një linjë të fuqishme të trafikut.

Interesante është rruga e kontejnerit; Kolumbi-Maltë-Itali-porti i Durrësit. Secili kontejner ka një bar kod, ku konfirmohet se ku lëviz mjeti. Në momentin kur është parkuar brenda magazinës, u ndërhy për arrestimin e dy personave.

Gjatë ditës së sotme dy personat e arrestuar (Donald Lushaj dhe Armando Pezaku) kanë mohuar akuzat. Ata me gjasa do dalin në gjykatë ku do t’i njihet masa e sigurisë. Sot foli edhe Arbër Çekaj për ‘Neës24’ dhe tha se s’kishte lidhje.

Deri tani ai s’ka status të të pandehurit. Ndaj tij ka shpallje në kërkim, që është i vlefshëm për 30 ditë, që do të duhet pas kësaj me një masë sigurie. Tani kemi vetëm të dyshuar. Policia thotë se janë larg pronarëve të drogës.

Nëse ky operacion është falë rastësisë, atëherë duhet të shqetësohemi. Kjo do të duhet të ngrejë alarmin, imagjino sesa shumë drogë mund të ketë hyrë në Shqipëri. Ne kemi pasur një aksion në Xibrakë të ndërmarrë nga policia që pati deri diku sukses.

Kemi pasur rastin e Klement Balilit që u sinjalizua nga DEA amerikane. Kemi pasur rastin e Domar Konjarit. Për momentin kemi një sasi rekord që nuk është sekuestruar në territorin shqiptar”, - tha Lala.

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI