Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Reportazhi i NYT/ Hoteli më i keq në botë është në Prishtinë (FOTO)

Lapsi.al 1 March 2018
Reportazhi i NYT/ Hoteli më i keq në botë është në

“Grand Hotel” në qendër të kryeqytetit kosovar, Prishtina është rregullisht i masakruar nga komentet negative online. “I shpifur”, “një rrënim” dhe “horror absolut” janë disa nga komentet në rrjetet sociale që shtojnë se “ndoshta është hoteli më i keq ku kanë qenë”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” e cila i ka kushtuar një reportazh hotelit më të vjetër dhe më të njohur në Prishtinë, por që tashmë po kalon momente të errëta.

“Menaxherët nuk duken të shqetësuar nga kritikat masive online. Ata nuk marrin rezervime online dhe nuk kane akses ne internet. Hoteli i tyre nuk ka as e-mail. I trashëguar nga ish-Jugosllavia dhe nën pronësi shtetërore, Presidenti Hashim Thaçi përpiqet të gjejë diçka të mirë kur pyetet për këtë hotel. “Nuk mendoj se është hoteli më keq në botë sepse bota është shumë e madhe” – i ka thënë ai gazetarit Andrew Higgins.

Gazetari thotë se kur ka hyrë në dhomën e tij me numrin 500 ka mësuar se ishte personi i vetëm që po qëndronte aty. Ai ka postuar foto nga disa dhoma në katin e 13-të tashmë të bëra strehë për pëllumbat. Në reportazhin e gazetarit Higgins jepen detaje për rrënimin e hotelit në qendër të Prishtinës. Menaxheri i Rrahim Fazliu pranon se tashmë hoteli nuk e meriton rankimin me 5 yje të marrë në vitin 1978 kur u ndërtua. Gjithsesi ai këmbëngul se vetëm me pak “make up” ai mund të bëhet sërish “simbol suksesi”.

Tani vetëm 2 kate janë të hapura. Aty dhomat janë përgjithësisht të pastra dhe ku ofrohet me raste edhe ujë i ngrohtë. Stafi i paktë i mbetur përpiqet të jetë i sjellshëm dhe duken të turpëruar me pamjen ku ka përfunduar krenaria e tyre e dikurshme. “Ndoshta mund të ndërtojmë një “Trump Tower” atje” – sugjeron Hashim Thaçi.

Në hotel mbetet ende si suvenir një dhomë e ndërtuar posaçërisht për Josip Broz Tito, udhëheqësin e Jugosllavisë. Hoteli u tentua të privatizohej në vitin 2006. Një kompani vendase pagoi 8 milionë euro duke premtuar të investonte 20 milionë euro të tjera, por ato nuk u paguan kurrë. Në 2012-ën Agjencia e Privatizimeve e anulloi shitjen dhe mbajti paratë e paguara.

Planet për të gjetur një investitor të ri u shtynë pasi miliarderi Behgjet Pacolli deklaroi se një nga kompanitë e tij e ka çuar në gjyq qeverinë për shitjen e hotelit. Pacolli thotë se kushtin të paktën 50 milionë dollarë që “Grand hotel” të bëhet “grand” sërish. Ai është drejtuar gazetarit me fjalët: “Atje është tmerrësisht keq. Si mund të qëndroni aty. Si mund të qëndrosh aty?” ©LAPSI.al (titulli i gazetarit është “Nuk është hoteli më i keq në botë, vetëm se Bota është shumë e madhe”.

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI