Flash

Kokaina në Durrës, Patozi: T'i japim policit atë që i takon policit

Lapsi.al 1 March 2018
Kokaina në Durrës, Patozi: T'i japim policit atë që i

Nga Astrit Patozi

Desha të them edhe unë dje diçka për këtë mullarin e drogës, që u kap në Durrës, por pastaj u stepa. Ndoshta ngaqë nuk më dilte llogaria për të sharë policinë, sepse i trembesha pyetjes që po të mos kapej, cfarë do të thoja?

Dhe policët e shkretë, në të gjitha rastet, dy zgjidhje kishin, ose ta kapnin, ose ta linin në punë të vet drogën. Ata bënë njërën prej tyre, besoj se për të gjithë, më të mirën.

Sigurisht, secili është në të drejtën e vet ta zhvillojë fantazinë dhe të kërkojë hesap se pse erdhi deri ketu dhe çfarë donte droga në Shqipëri. Mund ta lidhë këtë me kë t'i doje zemra edhe pa pasur nevojën e analistëve të kronikës, të cilët thonë çfarë t'u dojë qejfi në edicionet e darkës. Edhe kur nuk japin asnjë provë dhe fakt, por vetëm duke cituar burimet e tyre, te cilat një Zot i di në ekzistojnë apo jo. Por unë vetë e kam të vështirë që si opozitar të entusiazmohem vetëm nga fakti që droga u shkarkua në Shqipëri.

Sepse di qe në Shtetet e Bashkuara për vite të tëra drogën e kanë transportuar me nëndetëse, avionë dhe me gjithëfarë mjetesh të tjera, në një betejë epike titanësh, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes mafias dhe agjencive më të specializuara amerikane.

Di gjithashtu që në vendet kryesore të BE futen cdo ditë kuintale me kokainë, pa bërë shumë kujdes për emrin e shtetit apo qytetit, por është po aq e vërtetë që atje luftohen çdo ditë dhe pa mëshire trafiqet dhe trafikantët.

Ndaj nuk kemi pse turperohemi vetëm për faktin pse droga vjen edhe në Shqipëri, sepse askush nuk mund të mbajë pergjegjesi per plan-shperndarjen e karteleve kolumbiane. Fakti qe na kanë zgjedhur për zbarkim nuk na bën, as më të mirë dhe, as më të këqinj se të tjerët.

Por policia e shtetit duhet japë llogari deri me një per gjithçka ndodh brenda territorit të Shqiperisë, siç është, fjala vjen, deri në grykë e zhytur dhe e implikuar në kanabizimin me licencë qeveritare të vendit për vite me radhë.

Pergjegjesi, e cila duhet të fillojë të mbahet pa dyshim nga peshqit e mëdhenj të politikës, që nga Edi Rama e duke vazhduar pastaj më tutje. Por për këtë rast, me kaq sa dimë deri tani, mendoj se policia e meriton një përshendetje për aksionin e djeshëm, sepse nuk ishte arritje e vogël. Nese nesër do të dalin fakte te reja kompromentuese apo droga do të vërshojë e patrazuar ne të ardhmen, ketu do të jemi prapë dhe do ta themi.

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI