Flash

Vrasësi i gjyqtares tenton t’i shpëtojë burgimit përjetë

Lapsi.al 1 March 2018
Vrasësi i gjyqtares tenton t’i shpëtojë burgimit

Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi, i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, të dërgojë për interpretim në Kushtetuese, dispozitën ligjore që i heq atij të drejtën për gjykim të shkurtuar. Lëvizje kjo e 52-vjeçarit për ti shpëtuar një dënimi maksimal. Me gjykim të shkurtuar, Kasemi do të përfitonte një dënim sa 1/3 e atij që jepet normalisht.

Përmes avokatit mbrojtës, Kasemi ka pretenduar se akuzohet për tre vepra penale dhe se për dy prej tyre, ai ka të drejtë të gjykohet me kohë të shkurtuar. Por, kërkesa është refuzuar nga gjykata.

Fadil Kasemi akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe nëse deklarohet fajtor, ai rrezikon dënim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI