Flash

Denoncimi/ Kush është shefi i patrullave në Vlorë që nisi 5 ton drogë drejt Italisë

Lapsi.al 1 March 2018
Denoncimi/ Kush është shefi i patrullave në Vlorë që

Sali Berisha deklaroi se personi që nisi 5 ton drogë drejt Italisë, të cilat u kapën ditën e sotme në Cantazaro, është Adrian Liçaj, komandanti i patrullave të Vlorës.

Sipas Berishës, më parë ai ka qenë shefi i anti-drogës në Vlorë. Ish-kryeministri shton se Liçaj është denoncuar më parë si ish-badigard i kriminelit famëkeq të Vlorës, Zani Çaushi.

Berisha shkruan në Facebook se në vitin 2014, Adrian Liçaj u emërua nga Saimir Tahiri si shef i anti-drogës, por u lirua nga detyra disa kohë më parë, për t'u rikthyer më pas si komandant i patrullave në Vlorë, pasi pagoi para.

Ditën e sotme janë kapur të paktën 5 ton drogë e cila thuhej se vinte nga Shqipëria. Në këtë operacion të madh janë arrestuar 25 persona nga të cilët 9 janë shqiptarë.

Postimi i plotë:

Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!

5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht

– ish shefi i antidroges te Vlores

– aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj

Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.

Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb

Shqiptarët e arrestuar sot janë:

Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar

Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.

Shefik Muho nga Vlora

Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora

Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar

Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar

Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar

Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar

Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar

Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI