Flash

Marrëveshja për kufirin/ Kotzias përballet me opozitën greke në parlament

Lapsi.al 1 March 2018
Marrëveshja për kufirin/ Kotzias përballet me opozitën greke

Në interpelancën e kërkuar nga Dora Bakojanis, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë detaje për negociatat e paktit detar me Shqipërinë.

Mediat greke raportojne se Kotizas duke iu referuar paktit te vitit 2009, ka deklaruar se “një marrëveshje e vërtetë eshte më mirë se një marrëveshje fantazmë”.

Me tej, ai ka pranuar se gjenden përballë tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

“Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”- tha ai.

Kotzias ka dhënë detaje edhe peër grupin negociator të palës greke të përbërë nga 10 persona.

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë” ka thënë Kotzias.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI