Flash

613 kilogram kokainë, ish shefi i Antikrimit Ekonomik: Droga u kap nga DEA amerikane!

Lapsi.al 1 March 2018
613 kilogram kokainë, ish shefi i Antikrimit Ekonomik: Droga u kap nga DEA

Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxha tregoi në Report Tv se sinjalizimet për kokainën që u kap në Maminas erdhën nga DEA amerikane. Ish-zyrtari Hoxha deklaroi se 613 kg kokainë u gjetën nga policia shqiptare pasi DEA kishte vendosur GPS brenda lëndës narkotike. Pas kësaj, agjentët amerikanë njoftuan policitë dhe institucionet për kapjen e saj, ndërsa ka ndjekur gjithë operacionin.

“DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar”, tha Hoxha.

Sipas Arjan Hoxhës kokaina do të shpërndahej në disa laboratorë që gjenden në Shqipëri, për t’u përpunuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI