Flash

Pas kapjes së 613 kg kokainë flet ish-presidenti Nishani: Në rrezik siguria kombëtare e Shqipërisë

Lapsi.al 1 March 2018
Pas kapjes së 613 kg kokainë flet ish-presidenti Nishani: Në

Pas kapjes së ngarkesës rekord të kokainës në territorin shqiptar, plot 613 kg me vlerë tregu 180 mln euro, ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Ai shprehet se siguria kombëtare e Shqipërisë është në rrezik.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i shtetit shkruan se "kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore e ka ekspozuar gjithsecilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës. Përfundimisht gjithçka e blerë! E blerë me kokainë tashmë. Ndaj siguria jonë është në rrezik! Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik", - shkruan Nishani.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI