Flash

Vrasja në Vlorë/ Hysnie Hoxhallari në lidhje jashtëmartesore me Kasëm Pirjasin

Lapsi.al 1 March 2018
Vrasja në Vlorë/ Hysnie Hoxhallari në lidhje jashtëmartesore

Hysnie Hoxhallari ishte në një lidhje jashtëmartesore me Kasëm Pirjasin, 26 vjeçarin nga Fieri me të cilin bashkëpunoi për të vrarë të shoqin dhe vjehrrën e saj.

Kjo lidhje mendohet të ketë qenë shkak për vrasjen e dyfishtë në Vlorë, të Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij Salkie Hoxhallari. Të dy bashkë, Hysnia dhe Kasëmi bashkëpunuan për vrasjen thotë policia.

Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” teksa 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari u gjetën me shenja dhe të djegur në banesë.

Nënë e bir, janë goditur barbarisht gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë dhe për të fshehur gjurmët autorët i kanë vënë flakën shtëpisë. Policia nisi hetimet pas shenjave që konstatuan në trupat e viktimave dhe dyshimeve se bëhej fjalë për vrasje dhe jo ngjarje aksidentale. Policia ka sekuestruar edhe një mjet prerës me të cilën dyshohet se u dhunuan e vranë nënë e bir.

Pas krimit, në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, gruaja e Olsit, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI