Flash

Kokaina nga Kolumbia, identifikohen disa anëtarë të rrjetit kriminal, dyshohen edhe kompani të tjera

Lapsi.al 1 March 2018
Kokaina nga Kolumbia, identifikohen disa anëtarë të rrjetit

Pas sekuestrimit të sasisë rekord prej 613 kg kokainë në një kamion me banane në portin e Durrësit kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngarkesë të madhe të ardhur nga Kolumbia. Ngarkesa që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit mendohet se në treg ka një vlerë prej 180 milionë euro.

Ndërkohë mësohet se janë identifikuar disa anëtarë të grupeve kriminale që ishin të interesuar për të tërhequr ngarkesën nga magazina në Maminas ku ajo do të shkarkohej. Flitet për pjesëtarë të dy grupeve të fuqishme kriminale që operojnë në Tiranë dhe dy grupe të tjera në Durrës. Mësohet se krerët e këtyre grupeve janë personazhe të njohur të botës së krimit

Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltës e Italisë. Pronari i firmës "Arbri Garden", Arber Çekaj ishte shoqëruar disa herë në Kolumbi. Nga këto fakte shërbimet policore e kishin piketuar si te dyshuar. Më pas veprimet u kryen nga policia dhe doganat shqiptare

Po ashtu, pronari i firmës "Arbri Garden" Arber Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit dhe të jetë larguar jashtë vendit. Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltës e Italisë. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkohë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetëra herë me pronarin Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës. Grupi hetimor kërkon verifikimin e disa kompanive të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine pasi ka dyshime se të tjerë kontenierë me kokainë, të këtyre kompanive, kanë ardhur në Durrës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI