Flash

Bosët e kokainës ende të lirë, merret në pyetje 25 vjeçari që “i çonte miell partizanëve”

Lapsi.al 1 March 2018
Bosët e kokainës ende të lirë, merret në pyetje 25

25 vjeçarët Armando Pezaku dhe Donald Lushaj janë dy të arrestuarit e vetëm për 614 kilogram kokainë që u kap në Maminas.

Të dy punonjësit e kompanisë Arbri Garden janë marrë në pyetje nga policia, që ende nuk ka arritur të arrestojë Arbër Çekajn, administratorin e kompanisë që porosity kokainën në Kolumbi.

Armando Pezaku u bë i njohur në media për shkak se pyetjes mbi profesionin e tij në Facebook i ishte përgjigjur “u çoj miell partizanëve”. Batuta e implikon Pezakun sepse tregon se ai ka qenë në dijeni të aktivitetit të vërtetë të Arbri Garden. Në polici Pezaku nuk ka pranuar se kishte dijeni për drogën.

“Vetëm mora kamionin me ngarkesën. Më njoftuan se ngarkesa erdhi dhe shkova në port” ka thënë ai.

Njësoj si Pezaku është përgjigjur edhe 25 vjeçari tjetër Donaldo Lushaj: “Jam i punësuar nga kompania Arbri Garden. Jam i punësuar për t’u marrë me aktivitetin e kompanisë” mësohet të ketë thënë Lushaj që gjithashtu nuk ka pranuar asnjë implikim në trafikun e drogës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI