Flash

613 kilogram kokainë/ Lulzim Basha drejton gishtin nga Bashkia e Tiranës: Lavatriçe parave të krimit!

Lapsi.al 1 March 2018
613 kilogram kokainë/ Lulzim Basha drejton gishtin nga Bashkia e

Një ditë pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Maminas, Lulzim Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe si të lidhur me njeriun që qëndron pas kësaj sasie droge. Në fjalën e tij, Basha i kërkoi prokurorisë ta ketë vëmëndjen tek Bashkia e Tiranës që po pastron paratë me lejet e ndërtimit në Tiranë.

“Kanabisi ishte vetëm fillimi, tani heroina dhe kokaina janë dy aktivitetet kryesore ku është përqëndruar krimi shqiptar. Po kështu kemi paralajmëruar se krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë e kokainës me kolumbinë por edhe nga fakti se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shq pa garanci politike, pa mbështetje politike e nivelit më të lartë. Paratë e përfituara nga trafiku kriminal I drogës janë kërcënim për stabilitietin politik dhe ekonomik. Vlera e kësaj sasie droge është 180 milion euro. Ku do pastrohen këto para? Së pari në lavatriçen e madhe të parave të pista në Bashkinë e Tiranës, që ka dyfishuar lejen e ndërtimit dhe sipërfaqen e ndërtimit pas bumit të drogës në 2016. Prandaj edhe hetimi dhe vëmëndja ligjore e prokurorisë dhe vëmëndja politike e çdokujt që shqetësohet për fatet e vendit nuk mund të jetë vetëm tek parcelat e kanabisit apo tek kontenierët me kokainës por duhet të kthehet aty ku po pastrohen paratë e krimit, në Bashkinë e Tiranës, ku po pastrohen miliona euro, të cilat po shkatërrojnë ekonominë”.

Bosi i 613 kilogramëve kokainë në Maminas nuk do të kapet asnjëherë për sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë tha Lulzim Basha gjatë një prononcimi për gazetarët nga selia e PD-së.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI