Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Tregu i bananeve në Shqipëri: Si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Lapsi.al 1 March 2018
Tregu i bananeve në Shqipëri: Si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutën tropikale me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës. Për shkak se fruta e bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të saj.

Përdorimi kryesor i bananeve sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese të saj. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.

Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori, përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.

Bazuar në të dhënat e pesë vieteve të fundit, importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananeve nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total, të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI