Flash

Kapja e 613 kg kokainë/ Top Channel: Arsyeja pse u arrestua shoferi dhe jo bosi i drogës në Maminas

Lapsi.al 1 March 2018
Kapja e 613 kg kokainë/ Top Channel: Arsyeja pse u arrestua shoferi dhe jo

Policia vendosi të ndërhyjë për të kapur sasinë rekord të kokainës në Maminas, pasi nuk kishte kapacitetet për të mbajtur nën vëzhgim edhe më gjatë drogën, për të zbuluar porositësit. Falë ndërhyrjes së parakohëshme, është arrestuar vetëm shoferi i ngarkesës me kokainë.

Ky është përfundimi që arrin kronika e Top-Channel ditën e sotme, pasi i referohet burimeve nga prokuroria dhe policia.

Por, kronika zbulon edhe se policia kishte dashur të ndërhynte për kapjen e drogës tre ditë më parë, kur kamioni me banane e 613 kg kokainë ishtë në portin e Durrësit. Kishte qenë prokuroria që kishte insistuar që të shtyhej ndërhyrja, me qëllim zbulimin e personave që fshiheshin pas kësaj ngarkese, vlera e të cilës llogaritet në 180 milion euro.

"Por në fund edhe prokuroria është dorëzuar, duke bllokuar lëndën narkotike pas mbërritjes në magazinat e firmës, që kishte porositur ngarkesën e ligjshme.

Burimet u shprehën se kaq janë kapacitetet dhe se nuk mund të mbanin më tej nën vëzhgim një sasi të tillë droge të fortë.

Dhe ndoshta për këtë arsye në prangat e policisë kanë rënë vetëm shoferi i kamionit dhe shoqëruesit e ngarkesës së ligjshme." - mbyllet kronika e Top-Channel.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI