Flash

Stomatologia në burg për mashtrim padit 11 biznese për pastrim parash

Lapsi.al 1 March 2018
Stomatologia në burg për mashtrim padit 11 biznese për pastrim

Stomatologia Olesia Duka, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave, do të bëjë nesër një kallëzim penal për 11 biznesmenët që e akuzojnë për mashtrim, me pretendimin se ata janë pjesë e një skemë të pastrimit të parave dhe se ajo është viktimë.

Avokati i Olesia Dukës deklaroi se 11 bizneset që e kanë kallëzuar atë janë pjesë e një grupi kriminal që pastron para.

“11 bizneset që kanë kallëzuar Olesia Dukën janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave” - u shpreh Arben Llangozi në rubrikën "Opinion".

Avokati u shpreh se prokuroria e Krimeve të Rënda në një kohë që akuzon klienten e tij se ka përvetësuar 935 mijë euro nga një biznesmen, nuk ka prova ndaj saj.

Avokati i Dukes, Arben Llangozi

Arben Llagnozi tha se Duka ka firmosur një letër me dorë, por pa praninë e një noteri, ku ajo pranonte se i kishte biznesmenit 935 mijë euro, por sipas saj veprim që ka ardhur pas kërcënimeve dhe presioneve nga ana e biznesmenit të shoqërisë AMA.

Emrat e 11-të biznesmenëve të mashtruar

Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)

Edlira Shtini

Gerta Lumi

Adem Selmani

Myrteza Meshi

Ilir Doci

Rezart Shtini

Viktor Hoxha

Mirana Likaj

Besnik Daci

Genci Lule

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI