Flash

Berisha publikon SMS-të: Një spiun në tryezën e negociatave me Greqinë

Lapsi.al 1 March 2018
Berisha publikon SMS-të: Një spiun në tryezën e negociatave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa SMS që sipas tij hedhin dritë mbi çështjen “Artur Meçollari” zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes i caktuar në grupin negociator për kufirin detar me Greqinë. Berisha ishte i pari që e akuzoi atë si spiun të agjencive të huaja dhe të papërshtatshëm për këtë detyrë.

“Të dhëna të reja mbi spiunin qe ngarkoi Edvin Kristaq Rama per t’i falur Greqisë fushat më te mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe!” – shkruan Berisha. Sipas këtyre SMS-ve hidhen poshtë të gjitha mashtrimet e qeverisë dhe dizinformimet e ndonjë medie për këtë problem.

“Muçollari, sipas provave te pakundërshtueshme, ka qene i lidhur me agjenci zbulimi te vendeve jo-anëtare te NATO-s. Mimi Kodheli, duket kundrejt ryshfetit te majme ka hequr nga dosja provat që i janë dërguar gjykatës. Certifikatat e sigurisë se NATO-s i lëshojnë vendet anëtare! Pra me këtë certifikate spiunin e pajisi Edi Rama!” – shkruan Berisha që publikon edhe SMS-të që ka marrë.

Përshëndetje Doktor po ju shkruaj:

“1-Në lidhje me keq-shpërdorimin/interpretimet në media si dhe “tundjen dhe shkundjen” në komisionin e jashtëm të Kuvendit të certifikatës se sigurisë së personit në fjale, çmoj dhe Po Ju një vlerësim profesional shtesë:

2-Certifikimi i personelit&civil për të 4 nivelet, perfhsi COSMIC (në vartësi te funksionit brenda apo jashtë vendit) është përgjegjësi ekskluzive e vendeve anëtare, dhe nuk ka asnjë lidhje fare, me NATO-n. Nga ana tjetër, është tërësisht e pamundur, që NATO të marrë përgjegjësitë e certifikimit te p.sh. 3.6 milion ushtarak aktive që ka në hapësirën e 29 vendeve te saj!!

3- Para anëtarësimit, vendet nënshkruajnë marrëveshjen me NATO-n “Për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”, nëpërmjet të cilës vendet garantojnë Aleancën për ngritjen e sistemit (ligjit, strukturave, infrastrukturave, pajisjeve dhe procedurave) që përmbush/garanton standardin e NATO-s. Këtë marrëveshje RSH e ka nënshkruar, në korrik 2008 (kam qene negociator teknik), dhe para anëtarësimit (Prill 2009), është realizuar projekti (CRONOS), që zbatohet dhe të gjitha vendet e saj.”

“Përshëndetje Dr Berisha

Jam oficer në ministrinë e Mbrojtjes desha tju informoj disa gjera lidhur me Artur Meçollarin te cilin ju me te drejte e keni denoncuar si te larguar nga forcat e armatosura ne vitin 2012 si spiun dhe qe tani kërkojnë të fshehin me mashtrime shkakun e largimit te tij.

Se pari Artur Meçollari është larguar nga forcat e armatosura per lidhje agjenturore me agjenci te huaja zbulimi te dokumentuara me prova te pakundërshtueshme.

Se dyti ai nuk është larguar nga forcat e armatosura per bashkpunim me sherbime apo individ te vendeve partnere siç trillonte para tre ditesh nje anonim i Ministrise se Mbrojtjes ne nje interviste dhene gazetarit Andi Bushati!

Se treti Artur Meçollari është larguar nga ushtria për lidhje me agjensi zbulimi te vendeve jo partnere pra jo antare te Natos!

Se katerti Artur Meçollari nuk ka paraqitur asnjë ankese apo kundershtim per provat e paraqitura atij per largimin e tij nga Ushtria

Se pesti Mimi Kodheli kundrejt ryshfetit apo ndenje shkaku tjeter i ka fshehur me qellim gjykatës provat e pakundërshtueshme te implikimit te Muçollarit ne veprimtari agenturore dhe ka konsumuar nje veper penale per te cilen duhet te ndiqet penalisht”

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI