Flash

Denoncimi/ Policët dhe edukatoret e kopshtit paguajnë pemët e Veliajt

Lapsi.al 1 March 2018
Denoncimi/ Policët dhe edukatoret e kopshtit paguajnë pemët e

Në të gjitha ekranet televizive u transmetua këtë të enjte një material i shpërndarë nga zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës ku kryetari Veliaj shfaqej duke mbjellë pemë në krah të një grupi të policisë bashkiake.

"Zelli" i vartësve të kryebashkiakut socialist ka një anë të errët nga pas sepse performancat televizive të Veliajt kanë një kosto që po rëndon në xhepat e rrogëtarëve të thjeshtë. Burime të lapsi.al thanë se xhirimet me policët bashkiakë janë bërë përpara një jave, por çështja bëhet serioze kur mëson se policët “e shkretë” janë detyruar të paguajnë nga 1 mijë lekë të reja për këtë spektakël të shefit të tyre.

Por kryebashkiaku nuk është ndalur me kaq. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se u janë mbajtur para nga pagat edhe edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Diku 500 lekë të reja dhe diku 300 lekë të reja kanë shkuar me detyrim për mbjellje pemësh. Në administratën e bashkisë thonë nën zë se mesi po presin 21 marsin kur edhe pritet të mbyllet ky aksion që tashmë po rëndon edhe xhepat e rrogëtarëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kokaina në Durrës, reagon edhe Europol

Pas BE-së dhe SHBA-së, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në Durrës për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Përm...

19:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI