Flash

Xhafaj: DEA dhe INTERPOL u habitën kur kapëm kokainën!

Lapsi.al 2 March 2018
Xhafaj: DEA dhe INTERPOL u habitën kur kapëm kokainën!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kwmbwnguli se aksioni i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës është bërë nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Në “Real Story”, Xhafaj sqaroi ‘përplasjen’ e deklaratave me Ramën. Ministri theksoi se Rama e ka telefonuar për të marrë informacion mbi aksionin dhe, sipas tij, nuk kemi të bëjmë me qëndrime të ndryshme.

“Kryeministri më telefonoi mua për të dalë në një deklaratë për kokainën e kapur. Si ministër i Brendshëm i dhashë informacion të plotë. U abuzua me deklaratat e mia. Në procesin identifikimit të kokainës dhe personave janë përfshirë vetëm agjencitë ligjzbatuese shqiptare“, tha Xhafaj

Ministri deklaroi se pas kapjes së kokainës janë njoftuar vendet partnere.

“Por kemi kërkuar bashkëpunim me ndërkombëtarët që në orët e para të mëngjesit. Kemi kërkuar informacion për lëvizjen e mallrave nga Kolumbia. Kemi shkëmbyer informacion me DEAN, EUROPOL dhe agjencitë gjermane. Pra, agjencitë e huaja u informuar pas aksionit tonë. Ato u çuditen me këtë fakt dhe u vunë në lëvizje për të bashkëpunuar me ne”, tha Xhafaj

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI