Flash

Banane dhe lëkura/ Si u rritën importet nga Kolumbia dy vitet e fundit

Lapsi.al 2 March 2018
Banane dhe lëkura/ Si u rritën importet nga Kolumbia dy vitet e fundit

Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shteti ishin rreth 480 mijë euro. Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme”.

Por, në 2016-2017, importet shënuan një rritje të shpejtë. Në 2016-n arritën në 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36% (shiko grafikun e importeve në total).

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet.

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.

Shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi dy ditë më parë në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

Më herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për Monitor se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI