Flash

Negociatat me Greqinë, deputetët e Komisionit të Jashtëm përfundojnë takimin me Metën

Lapsi.al 2 March 2018
Negociatat me Greqinë, deputetët e Komisionit të Jashtëm

Deputetët e Komisionit të Jashtëm në Kuvend kanë përfunduar takimin me presidentin Ilir Meta, lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë. Deputetët e mazhorancës u larguan pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Të vetmit që folën ishin deputetët e opozitës.

Deputeti Edi Paloka tha se ka patur një mungesë transparencë për parlamenti në lidhje me dy takimet që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bërë me homologun grek. Tritan Shehu tha se kjo marrëveshje ka shkelje që në nisje të procesit të iniciuar nga qeveria shqiptare. Shehu tha se çështja duhet të zgjidhet ne Gjykatën e Hagës.

Ndërsa deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka vlerësuar rolin e presidentit në këtë proces,

“Të zbatomë me përpikmëri vendimin e gjykatës kushtetuese”, mësohet të jetë shprehur presidenti Meta gjatë takimit me dyer të mbyllura.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI