Flash

Dosja e prokurorisë nxjerr gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për 613 kilogramë kokainë

Lapsi.al 2 March 2018
Dosja e prokurorisë nxjerr gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Fatmir

Autoritetet doganore shqiptare u njoftuan nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë. Ky version doli gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura nga prokurori i dosjes, Edvin Kondli, u shprehen burime të sigurta të Top Channel.

Në muajin janar atëherë, kur kontenieri me 20 tonë banane ndodhej në portin Livornos në Itali, autoritetet doganiere atje kanë hedhur dyshime për ngarkesën. Në këtë moment është njoftuar vendi pritës, që është Shqipëria, pavarësisht se rezulton se kontenieri ka vazhduar udhëtimin në Maltë për të përfunduar më tej në Portin e Durrësit.

Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt, atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.

Ky fakt i shtohet edhe njoftimit të marinës kolumbiane që nxorri një njoftim për kokainën e kapur në Durrës, sipas të cilës kapja e kontenierit ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të nisur në Kolumbi.

Të dy këto fakte përgënjeshtrojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të MInistrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që thanë se e gjithë merita për operacionin ishte e Hetimit Doganor dhe e Policisë Shqiptare. Madje Rama tha se kokaina “i kishte shpëtuar” porteve të Bashkimit Europian dhe ishte kapur në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI