Flash

Zbulohet vendi ku do të mbahen 613 kilogramët e kokainës

Lapsi.al 2 March 2018
Zbulohet vendi ku do të mbahen 613 kilogramët e kokainës

Sasia prej 613 kg kokainë, që u bllokua në Durrës do të grumbullohet në magazinat e Policisë së Shtetit në Mullet.

Ora News raportoi se droga me vlerë 180 milionë euro, ndodhet ende në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme.

Ekspertët e kriminalistikës së Ministrisë së Brendshme kanë nisur punën për analizën laboratorike të 613 kilogramë kokaine të sekuestruar në maunen me banane në Durrës.

Pas kësaj, lënda narkotike do të dorëzohet në cilësinë e provës në magazinat e ruajtjes në repartin 100 në Mullet.

Në këto ndërtesa janë sistemuar tonelata drogë, të grumbulluar ndër vite.

Nga burimet pranë Policisë së Shtetit mësohet se shumica e lëndës narkotike që ndodhet këtu është kanabis, i sekuestruar vit pas viti nga Policia e Shtetit.

Por nuk janë vetëm këto, mjaft prova të tjera të ngjarjeve të ndryshme kriminale qëndrojnë në këto godina.

Një proces gjyqësor, në të gjitha shkallët shkon rreth 4-vite, ku dhe provat dalin nga kjo godinë vetëm për efekt hetimesh dhe më pas rikthehen.

Pas marrjes së vendimit përfundimtar lënda narkotike asgjësohet në një proces të posaçëm.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI