Flash

"Ka ndonjë gjë për të parë?", 17 -vjeçari tregon në polici çfarë i tha bashkëmoshatarit para se t'a vriste

Lapsi.al 3 March 2018
"Ka ndonjë gjë për të parë?", 17

I arrestuar për vrasjen e 16-vjeçarit, Anxhelo Gjokazaj, bashkëmoshatari i tij tregoi në komisariatin në Durrës se ata kishin antipati për njëri-tjetrin, jo ndonjë konflikt.

17-vjeçari Devi L. shprehet se në fillim ishin grindur duke pyetur njëri-tjetrin "ka ndonjë gjë për të parë?", më pas përplasja degradoi në përdorimin e thikës e cila në goditjen në shpatull preku zemrën e Gjozakajt, duke bërë që ai mos t'i mbijetojë dot plagëve, edhe pse ishte nën mbikqyrjen e mjekëve.

"U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova. Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëritjetrin” - mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje, shkruan gazeta Panorama. Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj, ishte nxënës në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ndërsa 17- vjeçari, Devi L., i cili e qëlloi me thikë, mësohet se është nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI