Flash

Gjyshi i djalit që vrau 16-vjeçarin mesazh fqinjëve: Dhimbja si të ishte i yni

Lapsi.al 3 March 2018
Gjyshi i djalit që vrau 16-vjeçarin mesazh fqinjëve: Dhimbja si

Gjyshi i 17-vjeçarit Devi Lala, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Anxhelo Gjakozaj, shprehet se familja dënon ashpër veprimin e adoleshentit.

Duke theksuar se nuk e dinë shkakun e konfliktit që rezultoi fatal për 16-vjeçarin, Frrok Lala shprehet se familja e tij ndjen të njëjtën dhimbje me familjen e adoleshentit të vrarë.

“Jemi shumë të indinjuar, dënojmë ashpër veprimin e nipit tonë. Iu kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre. Nuk kemi dijeni se përse janë zënë djemtë. Ndjejmë të njëjtën dhimbje si prindërit e viktimës, pavarësisht se arkimorti është në familjen e tyre”,- shprehet i moshuari, siç raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Për Frrok Lalën, nipi nuk e ka mbështetjen e familjes dhe duhet të marrë dënimin e duhur nga drejtësia.

“I kemi kërkuar falje dhe u kërkojmë edhe falje publike për veprimin e nipit tonë. Nuk e mbështesim nipin, duam të marrë dënimin e merituar nga drejtësia”,- thotë ai.

Në Spitallë të Durrësit, familja Lala nga Sukthi jeton shumë pranë familjes Gjakozaj nga Oroshi i Mirditës. Deri mesditën e djeshme fqinjë të mirë, ndërsa sot një ditë pasi djali 17-vjeçar i Lalajve, Devi Lala qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëmoshatarit të tij Angjelo Gjakozaj, ata janë kyçur në shtëpi.

Një makinë policie qëndron në lagje dhe po mban nën mbikëqyrje dy familjet, për të mos lejuar ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI