Flash

Dosja e Mark Frrokut mbërrin në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 3 March 2018
Dosja e Mark Frrokut mbërrin në Gjykatën e Lartë

Mark Frroku, ish-deputeti i dënuar me 6 vite burg për kryerjen e tre veprave penale kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit Tiranë, që la në fuqi deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të jashtëligjshëm”.

Rekursi është regjistruar në 23 shkurt dhe pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Tom Ndreca. Frroku u gjykua edhe për një vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999, por për këtë akuzë fitoi pafajësi në dy shkallët e para të gjykimit. Gjatë gjykimit ish-deputeti ka mohuar me forcë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka pretenduar pafajësi.

Në Gjykatën e Tiranës Frroku u dënua me 7.5 vite burg, dënim që u zbut në Shkallën e Dytë. Vendimi i Apelit është kundërshtuar në Gjykatën e Lartë edhe nga ana e prokurorisë. Sipas organit të akuzës, Frroku duhet të deklarohet i fajshëm për katër vepra penale, përfshi edhe atë të vrasjes.

Të këshilluara

Goditet me grusht prokurori në zyrën e tij

Një prokuror është goditur fizikisht në brenda ambienteve të organit të akuzës së Vlorës. Burime të policisë së këtij qyteti i thanë lapsi.al se është dhunuar p...

16:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI