Flash

Foto/ Këta janë 4 kandidatët shqiptarë në listat për deputet në zgjedhjet italiane

Lapsi.al 4 March 2018
Foto/ Këta janë 4 kandidatët shqiptarë në listat

Në zgjedhjet që mbahen sot, qytetarët italianë do të përballen në fletën e votimit edhe me emrat e 5 kandidatëve shqiptarë. Ata janë shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh përtej Adriatikut, ku tashmë kanë marrë edhe nënshtetësinë italiane dhe kanë vendosur që të përfshihen aktivisht në jetën politike në Itali. Elona Gaxha jeton që e vogël në Peruxha, ku ushtron profesionin e infermieres. Ajo kandidon me +EUROPA të Emma Boninos për Dhomën e Deputetëve.

Anita Likmeta ka lindur në Durrës dhe është transferuar në Itali në moshën 11-vjeçare, ku ka përfunduar studimet e larta. Ajo është aktive në media të ndryshme të vendit fqinj. Në këto zgjedhje kandidon për një lëvizje të re politike, “10 Volte Meglio”. Emiliano Biraku kandidon me Partinë Demokratike të Renzit, në Romë, ku është aktivizuar politikisht prej vitesh. Me profesion ekonomist, ai jeton në Itali që prej vitit 2003.

Po për PD-në e Renzit kandidon në Trentino Alto Adixhe një tjetër shqiptare, Aneta Ngucaj. Ndërsa për zgjedhjet rajonale të Lombardisë kandidon 25-vjeçarja Bruna Kola Meçe, e diplomuar për shkenca politike. Ajo përfaqëson një parti të re, Liberi Uguali, të sapokrijuar nga një fraksion i demokratëve italianë. Thotë se qëllimi i saj është që brezi i dytë i të huajve në Itali të ndjehet si qytetarë të dorës së parë, njësoj si të gjithë italianët.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndier sot në orët e para të mëngjesit në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë 2.2 ballë ...

11:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI