Flash

Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës shkaktojnë përmbytje dhe rëshqitje dherash në vend

Lapsi.al 5 March 2018
Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës shkaktojnë përmbytje

Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e dëborës kanë krijuar probleme të shumta në vend. Kështu, aksi nacional Qafa e Buallit-Shupenzë, në vendin e quajtur Vajkal në Bulqize u përmbyt këtë të dielë.  Në rrugë pati rrëshqitje të dherave dhe gurëve, ndërsa u bllokua lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe Peshkopisë, por edhe rrugët që lidhin qytetin e ri dhe qytetin e vjetër.

Probleme u shfaqën edhe në Qarkun e Kukësit. Lëvizja është e vështirë në territorin malor, ku në rrugën që lidh fshatin Lojmë me aksin Kukës-Shishtavec , banorët duhet të ndërrojnë mjetet për të hyrë dhe dalë nga fshati. Rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve ka patur edhe në rrugen Kukës-Shishtavec . Rruga e Kombit funksionon normalisht .

Ka patur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj, ndërsa grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, e për pasojë është rritur edhe niveli i Liqenit të Fierzës, ku kuota është afër maksimales.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI