Flash

Video/ Grabitësit e pikës së këmbimit valutor në Fier lihen në burg, nuk flasin në gjyq

Lapsi.al 5 March 2018
Video/ Grabitësit e pikës së këmbimit valutor në Fier

Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, dy prej autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier nuk kanë folur fare në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit, ku u dha vendimi për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

I vetmi që ka belbëzuar diçka dhe më pas ka heshtur ka qenë Lulëzim Demiraj, 43-vjeçari që akuzohet se ka qëlluar me automatik duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, - tha Demiraj.

Më pas ata kanë lënë gjykatën e Fierit, duke dalë me radhë, i pari Zihni Fyraj, i dyti Dashamir Gergali dhe i treti Lulëzim Demiraj.

https://youtu.be/bZGXoohjqrY

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI