Flash

Raporti i emigrimit, 40% e shqiptarëve kanë ikur jashtë vendit

Lapsi.al 5 March 2018
Raporti i emigrimit, 40% e shqiptarëve kanë ikur jashtë vendit

Në vitin 2017 ishin 1 milion e 150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, që po jetonin në shtete të tjera. Të dhënat janë publikuar nga Pew Research Center, i cili ka përditësuar informacionin e vitit 2017, bazuar në statistikat e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri jetonin 2.87 milionë banorë, pra shqiptarët që jetojnë jashtë përbëjnë 40% të atyre që janë brenda, sipas përllogaritjeve të Monitor. Ky raport është ndër më të lartët në botë, sipas vlerësimeve të mëparshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të Pew Research, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali.

Në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por që vitet e fundit shumë janë kthyer pas krizës së borxheve që pushtoi shtetin grek.

Në vend të tretë jane Shtetet e Bashkuara, një destinacion mjaft i preferuar, ku shumë shqiptarë në vite kanë ikur përmes lotarisë (numri i aplikimeve arrin deri në 200 mijë në një vit) apo me forma të tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.

Më pas renditet Maqedonia, ju jetojnë 70 mijë persona, të ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 30 mijë shqiptarë dhe Gjermania me 20 mijë shqiptarë dhe Kanadaja po me 20 mijë.

Vitet e fundit është rigjallëruar cikli i emigracionit, ndërsa numri i atyre që kthehen është reduktuar, duke bërë që migracioni neto të përkeqësohet. Sipas të dhënave të INSTAT, në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI