Flash

Basha implikon Olsi Ramën për ngarkesën e 613 kilogram kokainë

Lapsi.al 5 March 2018
Basha implikon Olsi Ramën për ngarkesën e 613 kilogram

Në fjalimin që mbajti në parlament, kreu i demokratëve përmendi Olsi Ramën, të vëllain e kryeministrit si të implikuar në trafikun e 613 kilogram kokainë nga Kolumbia.

Basha mori shkas nga të dhënat në Facebook të shoferit Armando Pezaku, që është arrestuar nga policia dhe që kishte shkruar si profesion se “i çoj miell partizanëve”.

“Njësoj si në rastin e Xibrakës, operatorët kryesorë ia mbathin, asnjë që mund të tregojë nuk kapet. Mbetemi me një shofer që na thotë se malli është për partizanët? Nuk e dimë nëse e ka fjalën për pasardhësit, trashëgimtarët e komunistëve.. apo e ka fjalën për ndonjë ekip futbolli me vëllain e kryeministrit, drejtor? Jo nuk e dimë, dimë vetëm se kaq alarmant u konsiderua ky status sa në të gjitha portalet qeveriare u hoq si me magji. Nuk është fakt. është rrethanë anësore por jo për t'u injoruar. Nuk ka asnjë portal qeveritar që mos ta ketë fshirë faktin se malli apo mielli ishte për partizanët” u shpreh Lulzim Basha në parlament.

Kreu i PD-së tha se në Shqipëri ekzistojnë tre laboratorë të kokainës që do të përpunonin kokainën e pastër që erdhi nga Kolumbia. Sipas Bashës, trafikantët kanë pasur garanci politike për të sjellë një sasi të tillë kokaine në Shqipëri.

“Arbër Çekaj u largua në 27 shkurt, 24 orë para se të kapej kokaina në Maminas. U largua pasi mbylli niptin gjyqësor të magazinës” u shpreh Basha duke lënë të kuptohet se operacioni u dekonspirua.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI