Flash

Gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj i shpëton Vetingut

Lapsi.al 5 March 2018
Gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj i shpëton Vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të ndërpresë Vettingun për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Imeraj. Vendimi nga Komisioni erdhi pas dorëheqjes së gjyqtarit në datë 31 janar. Kështu ndaj Besnik Imerajt nuk do të ketë asnjë rivlerësim, pasi ka hequr dorë sistemi i drejtësisë.

Prej prillit të 2013, Besnik Imeraj ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai ka vendosur të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.

Para se të nisë vetingu, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka pasur një fluks kërkesash për mbarim të mandatit, apo për të dalë në pension nga gjykatësit.

Vetingu do të rivlerësojë gjykatësit dhe prokurorët jo vetëm në aspektin professional, por rëndësi të veçantë do të marrë procesi i kontrollit të pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI