Flash

Paralajmërimi i Xhafajt: Policia e përfshirë në disa operacione të mëdha antikriminale, shumë shpejt rezultatet

Lapsi.al 5 March 2018
Paralajmërimi i Xhafajt: Policia e përfshirë në disa

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar në Kuvend se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale. Ai këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare. Ai u shpreh se policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike.

“Operacioni, meritë e policisë shqiptare. Në operacion u përfshi dhe prokuroria. Po vazhdon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia ka rigjetur besimin te partnerët, si rezultat i tij aktualisht policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale, me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëndësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon veprimtarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, - tha ministri Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI