Flash

Berisha tregon emrat për kë ishte adresuar sasia prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia

Lapsi.al 5 March 2018
Berisha tregon emrat për kë ishte adresuar sasia prej 613 kg

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza të forta në lidhje me sasinë e madhe të kokainës së kapur në një kamion në Maminas e cila vinte nga Kolumbia. Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllain e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë” - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI