Flash

Dyshimet në parlament/ Çfarë mbeti pa përgjigje nga pyetjet për kapjen e kokainës?

Lapsi.al 5 March 2018
Dyshimet në parlament/ Çfarë mbeti pa përgjigje nga

Pas kapjes së 613 kilogram kokaine në Maminas, pyetjet që kanë mbetur pezull janë të njëjta. Pse ndodhi si gjithmonë gjatë pushteti të Rilindjes, që nga Lazarati e deri në Xibrakë, që gjithmonë policisë i shpëtojnë "peshqit e mëdhenj". Lidhur me këtë dilëme që hedh dyshime të mëdha lideri i opozitës Basha ka ngritur disa pikëpyetje në parlament. Ato shkojnë përtej fakti të gënjeshtrës qeveritare se kapja e 180 milionë eurove kokainë ishte një histori suksesi e autoriteteve shqiptare. Sot Basha u ka kërkuar rivalëve të tij socialistë të dijë:

Si ka mundësi që pronari i kompanisë që importonte banane nga Kolombia u largua jashte Shqipërisë, jo pasi mbërriti kontenieri, por një ditë para se të dilte nga porti i Durrësit? A ka lidhje kjo 'aaratisje" me dekonspirim nga autoritetet shqiptare?

“Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të Arbi Garden, kur dihet se kjo kompani ka marrë furnizim plot 97 herë nga Kolumbia?

Pse pronari e la për më shumë se një javë në port ngarkesën me 613 kilogram kokainë, kur dihet që zona e portit ka një rrezik të lartë zbulimi sepse aty janë më të fokusuara edhe shërbimet sekrete të vendeve prtnere?

Pse Rama mohoi në deklaratën e tij bashkëpunimin me agjensitë e tjera gjë që më pas u hodh poshtë nga njoftimi i marinës kolumbiane?

Pse ky qëndrim i Ramës nxorri bllof Fatmir Xhafajn, i cili në mëngjes në mëngjes të asaj dite tha se aksioni është fryt i bashkëpunimit të policisë shqiptare me partnerët dhe 12 orë më pas, pas qëndrimeve të opozitës deklaron se ishte meritë e policisë shqiptare?

Por, ne parlament sot u dwgjuan "sherre" tw shumta megjithatw kwto dilema mbetwn pa pwrgjigje.

©Lapsi.al  

 

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI