Flash

Vizat që ndajnë Ramën, Metën dhe Bashën për kokainën kolumbiane

Lapsi.al 28 February 2018
Vizat që ndajnë Ramën, Metën dhe Bashën për

Sapo doli lajmi për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Maminas, menjëherë në Tiranë nisën përplasjet politike. Në njërën anë është Edi Rama që thotë se nuk ka pasur sinjalizime nga jashtë për aksionin e policisë. Në anën tjetër është Ilir Meta dhe Lulzim Basha që falenderojnë shërbimet partnere.

“Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri.” ishte komenti i Lulzim Bashës, që u përforcua edhe nga Ilir Meta.

Presidenti përshëndeti direkt antimafian italiane për operacionin, duke lënë të kuptohet se sinjalizimi për operacionin erdhi nga Italia.

“Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar” thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.

Edi Rama kundërshtoi deklaratat e mësipërme kur tha se nuk ka pasur asnjë sinjalizim nga shërbimet partnere për kapjen e kokainës në Maminas.

“Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore” u shpreh Rama.

Debati politik përreth malit me kokainë, bëhet ndërkohë që bosët e vërtetë të drogës janë ende të lirë. Policia ka mundur të vërë në pranga vetëm dy djem 25 vjeçarë, njëri prej të cilëve ishte shoferi i kamionit. Administratori i kompanisë Arbër Çekaj është ende i lirë.

Ende nuk dihet kush e drejtonte supertrafikun e kokainës, kush doli garant për kalimin në portin e Durrësit, magazinimin në Maminas dhe nxjerrjen jashtë të kësaj sasie gjigande kokaine të kapur në vendin tonë. Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj tha se hetimet janë në vazhdim, por eksperienca ka treguar se sa më shumë kalojnë orët aq më të pakta janë shanset që të goditen organizatorët e trafikut të drogës©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI