Flash

Shoferi i kamionit që u kap me 613 kg kokainë në portin e Durrësit: U çoj miell partizanëve

Lapsi.al 28 February 2018
Shoferi i kamionit që u kap me 613 kg kokainë në portin e

Policia e Shtetit ka sekuestruar një sasi rekord kokaine gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur e paketuar brenda një kamioni me banane që do nisej nga porti i Durrësit për në Bari.

Bëhet fjalë për 613 kg kokainë, ndërsa policia ka arrestuar Armando Pezakun dhe Donald Lushajn, si dhe ka shpallur në kërkim edhe pronarin e firmës ‘Arbri Garden’, Arbër Çekajn. Nga të dhënat e para bëhet e ditur, se Armando Pezaku ka qenë personi që drejtonte kamionin në të cilin u zbulua droga.

Në një vëzhgim në profilin e tij në ‘Facebook’, Pezaku shkruan se punon shofer kamioni dhe u çon miell partizanëve. Ndoshta, Pezaku e ka pasur fjalën për kokainën, ku duke pasur parasysh ngjyrën që ka, pagëzohet si "miell".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI