Flash

Video/ Dentisja që mashtroi biznesmenin me 900 mijë euro lihet në burg

Lapsi.al 28 February 2018
Video/ Dentisja që mashtroi biznesmenin me 900 mijë euro lihet në

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” dentisten Olesia Duka, arrestuar me akuzën e mashtrimit të një biznesmeni, në shumën 900 mijë euro.

Në seancën e sotme në sallën e gjyqit ka qenë e pranishme vetë e akuzuara, e cila ka deklaruar para trupit gjykues se kërkon të gjykohet në gjendje të lirë. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese” - ka thënë ajo në sallën e gjyqit.

Ndërkohë prokurori, Madrit Kullolli, ka theksuar se “Duka ka mashtruar disa persona duke iu marrë shuma të mëdha parash”. Pas akuzës ka folur pala mbrojtëse, e cila ka kërkuar për Dukën arrest shtëpie.

“Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin” - tha mbrojtja. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”.

https://youtu.be/3sHa8anxDPw

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI