Flash

Kokaina në Durrës, dyshohet për 600 kilogram të kapur

Lapsi.al 28 February 2018
Kokaina në Durrës, dyshohet për 600 kilogram të kapur

Duket se kemi të bëjmë me një sasi gati të pabesueshme të kokainës të bllokuar në Portin e Durrësit. Burimet thonë se janë më shumë se 600 kilogramë kokainë që u gjet në kontenierin e një kamioni, i cili mësohet se është vetëm transit në tokën shqiptare dhe po bëhej gati të vendosej në anije, prej nga do të nisej drejt Italisë.

Autoritetet shqiptare janë lajmëruar nga partnerët e huaj, nga shërbimet holandeze dhe gjermane për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vendin tonë.

Nga hetimi, dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pamjet e para 45 ditëve.

Mësohet se Prokuroria administronte të gjithë dokumentet e hyrjes së mjeteve në Portin e Durrësit.

Të këshilluara

FOTO/ Ndahet nga jeta ish-deputetja e PD-së

Mjekja e njohur dhe ish-deputetja e PD-së Rushen Golemi është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë kolegu i saj Tritan Shehu. “Nje lajm shume i hidhur ky per fa...

21:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI