Flash

Shqipëria si Kolumbia, kapet sasia më e madhe e kokainës në historinë e vendit

Lapsi.al 28 February 2018
Shqipëria si Kolumbia, kapet sasia më e madhe e kokainës në

Kapet një sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit. Sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni është rreth 613 kg. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit në terminal i cili vinte nga porti i Barit, në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

Kokaina u zbulua si rrjedhojë e një hetimi ndërkombëtar ku kanë qenë të përfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane. Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë dhe holandezë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit dhe po heton në bashkëpunim me autoritetet e shteteve të tjera, për persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në drejtim të perëndimit.

Të këshilluara

FOTO/ Ndahet nga jeta ish-deputetja e PD-së

Mjekja e njohur dhe ish-deputetja e PD-së Rushen Golemi është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë kolegu i saj Tritan Shehu. “Nje lajm shume i hidhur ky per fa...

21:26

Fier, 33-vjeçari gjendet i pajetë

Pasditen e sotme një 33 vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në banesën e tij. Rreth orës 18:30 në lagjen "8 Shkurti" Fier, është gjetur në banesë nga familjarë...

21:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI