Flash

Kapja e 613 kg kokainë në portin e Durrësit, reagon edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Lapsi.al 28 February 2018
Kapja e 613 kg kokainë në portin e Durrësit, reagon edhe ministri

Ministri Xhafaj ka reaguar ne një postim ne Twitter pas operacionit të policisë dhe prokurorisë ku u kap një sasi rekord kokaine në portin e Durrësit, në një kontenier të ngarkuar me banane që vinte nga Kolumbia. Ai e ka quajtur si një super aksion të policisë së shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese të huaja. Po ashtu ai është shprehur se shteti po vepron duke paralajmëruar edhe një konferëncë për shtyp.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”. – shkruan Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI