Flash

Ditmir Bushati ironi me Ilir Metën: Ai i shkreti, e dinte gabim "plotfuqinë"!

Lapsi.al 28 February 2018
Ditmir Bushati ironi me Ilir Metën: Ai i shkreti, e dinte gabim

Ditmir Bushati nuk e përmbajti ironinë si ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Presidentit Ilir Meta, ndërsa raportonte në Komisionin e Jashtëm për marrëveshjen me Greqinë për delimitimin e zonave detare.

Ndërsa lexonte shkresën e hartuar nga opozita, Bushati përmendte me zë shenjat e pikësimit "pikë, presje, pikëpyetje", për të nxjerrë në pah gabimet drejtshkrimore, duke acaruar deputetët e PD-së, të kapur në gabime.

Ndërsa korrigjonte opozitën, Bushati thumboi edhe Ilir Metën, kur tha se "i shkreti" nuk e dinte që ia kishin hequr plotfuqinë me ligj.

"Ligji e përcakton qartë se kush është autoriteti që jep plotfuqinë. është Ministri i Punëve të Jashtme, ndërsa presidenti jep autorizim. Sepse edhe ai i shkreti e dinte gabim plotfuqinë" u shpreh Bushati duke thumbuar Ilir Metën.

Mes Ilir Metës dhe Ditmir Bushatit marrëdhëniet janë acaruar për shkak të negociatave me Greqinë për marrëveshjen e detit. Presidenti ka kthyer dy herë për "plotësime" të mëtejshme kërkesën e Bushatit për autorizim për negociatat.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI