Flash

Kunjat e Bushatit/ Meta do të dalë para deputetëve për negociatat me Greqinë

Lapsi.al 28 February 2018
Kunjat e Bushatit/ Meta do të dalë para deputetëve për

Përfundimisht mes Presidentit të Republikës dhe Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme marrëdhëniet janë tensionuar në kulm. Kunjave dhe ironisë së Ditmir Bushatit në komisionin e Jashtëm, kreu i shtetit është gati t'i përgjigjet flakë për flakë.

Zedhenesi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga Lapsi.al tha se "Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në Parlament kur ta kërkojë komisioni i jashtëm" dhe se "Meta eshte gati në çdo kohë t'iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve".

Presidenti ka kthyer dy herë për plotësim kërkesën për autorizim që i drejtoi Bushati, për negociatat me Greqinë për kufirin detar.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Bushati e etiketoi presidentit me fjalët "i shkreti", ndërsa ironizoi se nuk mund t'i jepte zgjdhje tre çështjeve "ego, paranoja dhe Saliu", një shprehje të përdorur disa kohë më parë nga Edi Rama për Ilir Metën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI