Flash

Kunja e Bushatit për Metën: Marrëveshja nuk janë muhabetet që bëhen te kafet e Kodrës së Diellit!

Lapsi.al 28 February 2018
Kunja e Bushatit për Metën: Marrëveshja nuk janë muhabetet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar disa thumba për presidentin Ilir Meta gjatë dëgjesës në Komisionin e Punëve të Jashtme për marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

Pas shprehjeve si “i shkreti, e dinte gabim plotfuqinë” dhe se “nuk kam ç’ti bëj 3 çështjeve: egos, paranojës dhe Saliu”, Bushati vazhdoi duke thënë se “marrëveshja dhe punët e shtetit nuk janë muhabetet që bëhen tek kafet e Kodrës së Diellit”.

Helmi i Ditmir Bushatit ndaj presidentit vjen pas tensionit të akumuluar nga komunikimi mes tij dhe kreut të shtetit për autorizimin për negociatat me Greqinë, pas daljes në media të detajeve të shkresave mes dy institucioneve dhe pas deklaratave nga Greqia se marrëveshja mes dy vendeve është mbyllur tashmë.

Marrëdhënia mes Bushatit dhe Metës bëhet akoma më e vështirë pas deklaratave në distancë dhe deputetët e opozitës e pyetën Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme se çfarë ndodh nëse Presidenti nuk e jep autorizimin.

“Kushtetuta dhe ligji kanë tre momente që përcaktojnë përfshirjen e presidentit. 1- Lëshimi i autorizimit, 2-Autorizimi për të firmosur një marrëveshje, 3-Dekreti i marrëveshjes në fund.

Presidenti do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Unë nuk kam arsye të mendoj gjëra që nuk ekzistojnë. Pranë ministrisë ka ardhur një letër ku Preidenca kërkon një informacion të ri për te lëshuar autorizimin. Kjo kërkesë madje nuk është firmosur as nga presidenti por nga një zyrtar i autorizuar nga presidenti dhe ne do ta shqyrtojmë letrën e firmosur nga zyrtari dhe do të japim përgjigje” ishte deklarata e Bushatit në Komision.

Pas kërkesës së deputetëve të opozitës, Presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm të dalë edhe ai në Komisionin e Punëve të Jashtme të kuvendit për një degjesë të ngjashme në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI