Flash

Plas sherri mes Palokës dhe Bushatit: Legen, kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu

Lapsi.al 28 February 2018
Plas sherri mes Palokës dhe Bushatit: Legen, kur të shkoni në

Seanca dëgjimore e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Kuvend në lidhje me negociatat që pritet të zhvillohen me Greqinë, është shoqëruar me debate dhe akuza te ashpra.

Ndërsa Bushati lexonte kërkesat e opozitës të ndara në disa pika, ka shkaktuar irritimin e deputetëve të PD.

I pari që ka shpërthyer ka qenë Edi Paloka, i cili ka ndërhyrë me fjalë ofenduese ndaj ministrit, pasi sipas tij ky i fundit ironizonte duke cituar edhe shenjat e pikësimit në kërkesat e paraqitura prej deputetëve të opozitës.

Ministri ka ngritur pyetjen teksa lexonte se nuk e kupton pse duhen dy pikëpyetje.

“Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla”, - u shpreh Bushati.

Në këtë moment ka ndërhyrë Paloka duke i thënë: “Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”.

Nga ana tjetër ministri ka kërkuar nga kryetarja Kodheli që të mbahet qëndrim.

“Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut", - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI