Flash

Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës në lidhje me plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë

Lapsi.al 26 February 2018
Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës në lidhje me

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.

Në letrën që Presidenti i dërgoi Bushatit kërkohej që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator. Përsa i përket metodologjisë, Meta kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.

“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, - deklaroi pak ditë më parë kreu i shtetit.

Lajmin se ministri Bushati i është përgjigjur kërkesave të Metës është konfirmuar edhe nga burime nga Presidenca. Sipas këtyre burimeve letra e MEPJ e plotësuar ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI